E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, policia sekuestron 5 automjete luksoze

"Gjatë një kontrolli të ushtruar nga ana e strukturave të policisë është konstatuar se pesë automjete të tipeve të fundit kishin të fallsifikuara në dokumentacione vulat e stampave, si dhe numrat e shashisë”, thekson policia e Elbasanit. 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se është sekuestruar mjeti tip Benz "Slloën Rexhina" me targa CN 414 ËL, në pronësi të shtetasit Jani Xhufka, pasi kishte disa dokumenta të dyshuara si të fallsifikuara. Vërtetimi i hyrjes së automjetit mbante një datë, e cila nuk korrespononte me të dhënat në sistemin TIMS.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni është sekuestruar mjeti tip "Honda Civic" me targë S 163 DUP, mjeti tip "Peugeot 306" me targë AR 860 XM, në pronësi të shtetasit Erzen Sulkja, mjeti i tipit Benz veturë me targë N 570 SDA, në pronësi të shtetasit Saimir Kllogjeri, si dhe mjeti Benz veturë me targë BE 942 YN, me pronar shtetasin Genc Aliaj.

Mësohet se për këto mjete dyshohet se është fallsifikuar vërtetimi i hyrjes në doganë, ndërkohë që për drejtuesit e ketyre mjeteve ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "fallsifikim i vulave, stampave ose formularëve".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›