Kurti: Hyrja e Serbisënë BE duhet kushtëzuarme njohjen e Kosovës
PRISHTINË- Pavarësia e Kosovës është kompromis nacional i shqiptarëve, prandaj ndarja nuk vjen në konsiderim, sepse do të prodhonte konflikte të reja në Ballkan. Kjo ishte deklarata e bërë gjatë takimit midis delegacionit parlamentar nga Holanda i kryesuar nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Gerda Verburg, në Prishtinë dhe nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti ka folur për njohjet ndërkombëtare për Kosovën dhe për vullnetin e përgjithshëm në vend për shtimin e këtyre njohjeve dhe afirmimin ndërkombëtar.
Kurti ka kërkuar nga delegacioni holandez që të kushtëzohet anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian me njohjen e Kosovës dhe me kërkim falje për krimet e bëra në Kosovë e gjithandej territoreve të ish-Jugosllavisë.
Kurti në vazhdim ka folur për sfidat e Kosovës, sidomos për sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit, përpjekjeve të Beogradit për pengesën e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, si dhe për misionin e EULEX-it, të cilin e ka vlerësuar të pasuksesshëm, madje edhe të dëmshëm për zhvillimin e Kosovës. Ai ka kërkuar që qëndrimet e Bashkimit Evropian të kalojnë nga paradigma për stabilitet të rajonit tek zhvillimi i përshpejtuar i Kosovës.
(e.m/tg/BalkanWeb)