Tadic: Vizita e Stefanovic në Kosovëpërmirëson atmosferën
PRISHTINË- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic tha se vizita e shefit të ekipit negociator serb në Kosovë mund të kontribuojë në lidhje me atmosferën e dialogun Prishtinë-Beograd. Stefanovic do të vizitojë Kosovën të enjten.
“Është mirë që Borko Stefanovic shkon në Prishtinë t’u sqarojë institucioneve të Prishtinës se cilat janë qëllimet e Republikës së Serbisë, të përpiqemi të gjejmë disa qëllime të përbashkëta në tërë procesin e dialogut, i cili nuk është aspak i lehtë”, tha Tadic.
Ndërkohë Tadic nënvizoi se:- “është mirë që ndërmjet institucioneve shqiptare në Kosovë dhe shtetit të Serbisë të iniciohet një lloj dialogu, i cili nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por ajo mundëson të zgjidhen problemet e njerëzve në Kosovë”
“Jeta e tyre nuk mund të bllokohet”, tha Tadic, duke shtuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga politika e ruajtjes së integritetit të saj, dhe me asnjë çmim nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
(e.m/rel/BalkanWeb)