E Diel, 1 Nëntor 2026

Izetbegoviq: Etniteti serb në BH u krijua me gjenocid

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq u takua sot në Sarajevë me ambasadorin e Sllovakisë në BeH, Mirosllav Mojzhit dhe kërkoi nga ai sqarim me rastin e deklaratës së djeshme të presidentit sllovak, Ivan Gashparoviq në Banjallukë, kur kishte tërhequr paralele ndërmjet entitetit serb në BH dhe Çekisë e Sllovakisë”.

Izetbegoviq shprehu pakënaqësinë e tij me deklaratën e presidentit sllovak, duke vlerësuar se është e papranueshme, juridikisht dhe politikisht e paqëndrueshme të barazohet pozita e entitetit serb në BH me marrëdhëniet e dy shteteve sovrane siç janë Çekia dhe Sllovakia.

Kreu i BH-së tha se “asnjëherë nuk bën të harrohet që entiteti serb në BH është krijuar me anë të agresionit, gjenocidit dhe pastrimit etnik të boshnjakëve e të kroatëve dhe se nuk ka kurrfarë parakushtesh juridike-historike-morale për realizimin e kërkesës për pavarësim të këtij entiteti”.

“Etniteti serb mund të ekzistojë vetëm si pjesë e BH-së dhe kurrë nuk mund të jetë më shumë se kaq”, tha Izetbegoviq, duke shtuar se deklarata e kreut të Sllovakisë mund të krijojë pasqyrë të rrejshme se është i mundur pavarësimi i entitetit serb. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›