Vuçiq: Serbia pa BE-në s’mund të mbijetoj

Nëse dikush mendon së mundemi pa Evropën, unë ju them se ne nuk mund të mbijetojmë, nuk do të kemi si t’i paguajmë pensionet, tha sot në Kuvndin e Serbisë zëvendëskryeministri i qeverisës serbe, Aleksandar Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e një deputeti se për ç’arsye Serbia ngutet të zbatojë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën.
Sipas fjalëve të tij, në Serbi nuk ka më oxhaqe fabrikash nga të cilat del tym dhe nëse duam të luftojmë për drejtësinë, Serbia nuk bën të varet nga ndihma sociale e bashkësisë ndërkombëtare.
“Me siguri që nuk duam të bëjmë gjithë atë që duhet ta bëjmë dhe kjo është në fakt e mundimshme, por duhet të ndërmarrin atë që mendojmë se është më pak e keqe në këtë moment”, tha Vuçiq./Indeksonline/