Izolimi nga dëbora, humb jetën një 85-vjeçar në Pukë
Nga situata e krijuar prej reshjeve të dëborës sot në Pukë ka humbur jetën një 85-vjeçar. Zyber Furriku ka humbur jetën teksa po transportohej me helikopter nga fshati i tij për në spital.
Ndihma për këtë qytetar me sa duket ka mbërritur me vonesë, çka ka bërë që ai të humb jetën pa mbërritur ende në spital.
Zyber Furriku ka mbërritur i pajetë në spitalin e Pukës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.