E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pandehuri Ngjeci, rrefehet per here te pare

Pas afro nje viti i arrestuar, per here te pare flet per pozicionin e tij ne ceshtjen “Gerdeci”, i pandehuri ushtarak Sokol Ngjeci. “Me date 7 dhjetor ka dale urdhri i Ministrise se Mbrojtjes duke i dhene drite jeshile per evidentimin, transportimin dhe shoqerimin e municioneve sipas kalibrave, nga depot e Forcave te Armatosura drejt agjenteve te repartit ushtarak Gerdec, ku do te depozitoheshin, administroheshin dhe me pas do t’i dorezoheshin kompanise SAC”, ka nisur deklaraten e tij, i pandehuri Ngjeci, duke vijuar se “me urdher te Ministrise se Mbrojtjes kam dorezuar prane kompanise “SAC”, nje sasi municioni te te gjitha llojeve te kalibrave”. Me tej, i pandehuri vijoi deklarimin e tij, te cilin e kishte pergatitur me shkrim, per takimin qe kishte pasur ne ambientet e fabrikes me Dritan Minxollin, ish-drejtorin e fabrikes. “Minxolli ate dite me tregoi nje dosje te madhe te kuqe, e cila permbante shume dokumente, te cilat kishin te benin me materialin baze te procesit teknologjik dhe te rregullave te sigurimit teknik. Mbi kete material fabrika kishte kryer projektin e pare dhe do te vazhdonte te kryente procesin e fazes se pare te projektit te dyte brenda ambienteve te fabrikes ne repartin ushtarak Gerdec”, vazhdoi deklaraten Ngjeci. “Ate dite, drejtori Minxolli me tregoi nje sere skicash, fotografish dhe materialesh shkresore, ku pjesa me e madhe ishte ne shqip dhe nje pjese ne anglisht. Keto materiale kishin te benin me formen e organizimit te punes dhe rregullave te saj teknike, per sa i perket fazes se pare te projektit te dyte qe fabrika do te realizonte. Ky proces konsistonte ne te njejten menyre si tek fisheket, vetem se procesi do te kryhej mekanikisht me dore. Pajisja ishte platforme vertikale statike, metalike ose betoni, ne te cilen do te montohej sistemi i morseterise ku do te fiksoheshin segmente te grykes se zjarrit”, vijoi deklarata e Ngjecit. Gjithashtu, ai deklaroi se kishte pare edhe skica te tjera, qe tregonin mbi demontimin e djegoreve fundore nga predhat, referuar nga pala amerikane. Po ate dite, sipas thenieve te Ngjecit, Minxolli mesohet t’i kete thene atij se “amerikanet referojne ndertimin e tyre brenda fabrikes dhe se me to, duhej te punojne specialiste ushtarake, me pervoje ne fushen e demontimit te municioneve”. I pandehuri deklaroi se drejtori Minxolli i kishte shpjeguar se roli i specialisteve ne fabrike, do te ishte trajnimi i punonjesve, dhe kontrolli i tyre ne fazen e pare te projektit te dyte, per cambalazhimin dhe vecimin e elementeve te municionit te kalibrit 100%-152%. Ne janar, sipas Ngjecit, ka filluar puna dhe ai kishte rekomanduar specialistet ushtarake, te cilet filluan punen ne janar te vitit 2008. “Qysh ne momentin kur filloi puna dhe deri ne momentin kur ka ndodhur shperthimi, nuk ka pasur ndonje shqetesim dhe puna ka ecur normalisht. Nuk kam pasur asnje shqetesim apo kontakt me drejtorin Minxolli apo persona te tjere te fabrikes. “SAC-Albdemil” kishte specialistet e saj qe mbikeqyrnin punen sipas references amerikane. Keta specialiste nuk me kane ngritur asnje shqetesim, gjate kohes qe une kam kontaktuar me ta”, perfundoi deklaraten i pandehuri Ngjeci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›