“Gerdeci”, prangoset per deshmi te rreme Vangjeli
Tirane- Nje nga pergjegjesit qe punonte ne fabriken e Gerdecit, eshte arrestuar pas deshmise se tij. Veiz Muca i njohur me emrin Vangjeli, ka dhene nje deklarate krejt te kundert me tre deklaratat e dhena para oficereve te policise gjyqesore, gjate fazes se hetimeve paraprake. Kjo ka bere qe nje prej prokuroreve te ceshtjes, t’i kerkoje gjykates nje kopje te procesverbalit te dites se djeshme, pasi do ta procedonte penalisht deshmitarin. Pas deklarates se bere nga prokurori, deshmitari eshte nxjerre jashte salle. Prokuroria ka lajmeruar policine, e cila me pas i ka vene edhe prangat. Sipas akuzes, Veiz Muca kishte dhene deklarime krejt te kunderta para gjykates ne krahasim me ato te dhena para prokurorise, ne kater momente. Se pari, para gjykates Muca, deklaroi se ne momentin e shperthimit kishte qene ne restorant duke ngrene dreke me Dritan Minxholin, ndersa me pas ishte nisur me makine drejt fabrikes. Sipas tij, gjate rruges ai kishte humbur shikimin dhe ndjenjat, ndersa e kishin permendur nje grua me dy vajzat e saj. Por gjate marrjes ne pyetje ne prokurori, Veiz Muca kishte deklaruar se ne momentin qe ka ndodhur shperthimi, kishte qene me nje makine se bashku me Minxollin, ku me pas ky i fundit eshte larguar per te drekuar. Se dyti, i pandehuri deklaroi dje ne gjykate, se ne fabrike nuk kishte te punesuar femije te mitur, nderkohe qe ne deklarimet e dhena para prokurorise, kishte thene krejt te kunderten. Se treti, deshmitari beri me dijeni gjykaten, se ne fabrike nuk kishte pasur asnje incident te meparshem, ndersa ne prokurori ai kishte shpjeguar se kishte pasur nje incident me fisheket. Se fundmi, Muca tha se edhe ne procesin e demontimit te predhave kishte pasur amerikane ne fabrike. Sipas tij, atje shkonin Patrik Henry dhe Rodi, nderkohe qe ne tre procesverbalet qe dispononte akuza gjate marrjes se provave ne hetimet paraprake, ai sqaronte se nuk kishte pasur shtetas te huaj ne kete faze.
Arrestimi i Muces jashte salles se gjyqit, ka sjelle edhe reagimin e avokateve mbrojtes, te cilet kane braktisur seancen. Avokati Maksim Haxhia, tha se terhiqej nga seanca pasi deshmitaret e tjere nuk mund nuk pyeten lirshem. “Nuk pranoj qe te pyeten, pasi eshte efekt psikologjik qe ndikon”, tha Haxhia. Nderkohe qe sipas avokati Ibrahim Lahi, dalja e Veiz Muces me hekura ne duar ndikon ne objektivitetin e deshmitareve te tjere. Ndersa prokuroret kane kerkuar vazhdimin e gjykimit.
Deshmia e Vangjelit
Gjate deshmise se tij te dhene para gjykates, Veiz Muca, i njohur si Vangjeli, ka shpjeguar se “kam nisur pune ne Gerdec, pasi Pandeliu, ishte ortak me Mihal Delijorgjin, te cilin e furnizonte me hekur per ndertimin e objekteve te tij. Pandeliu u be ortak edhe me Dritan Minxollin, me mori edhe mua ne pune. Punen e kam nisur me 28 qershor te vitit 2007. Dritani me telefonoi 10 dite me para. Shkova ne Gerdec dhe me tha per demontimin e fishekeve, se do jesh brigadier ne fabrike. Do te shikoja 3-4 dite brigadierin e meparshem, Gramozin. Procesi ishte demontimi i fishekeve te kembesorise dhe behej njelloj si ne ushtri. Furnizimi me fisheke behej me makina ushtrie, te cilat vinin nga e gjithe Shqiperia. Ne dite vinin 10-15 makina. Puna ishte e organizuar me grupe. Sigurimi teknik kishte rregullore. Ajo ishte marre nga rregullorja e ushtrise dhe ishte hedhur ne nje flete formati. Nuk kam bere asnje kontrate punesimi. Ne fabrike vinin edhe shtetas te huaj, si Rodi, Davidi dhe Patrik Henry. Demontimi i predhave ka filluar ne 25 janar. Predhat i sollen makinat ushtarake te shoqeruar edhe makina te policise ushtarake. Kur erdhen predhat ishte Sokol Ngjeci, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji. Kishte nga te gjitha llojet e kalibrave. Demontimi si prove u be nga ana e Sokol Ngjecit”, u shpreh deshmitari i thirrur ne gjykate.
Arrestimi i Muces jashte salles se gjyqit ka sjelle edhe reagimin e avokateve mbrojtes, te cilet kane braktisur seancen. Avokati Maksim Haxhia, i beri me dije gjykates se “Une terhiqem nga seanca. Keta deshmitare nuk pranojne te pyeten lirshem ne kete seance. Nuk pranoj qe te pyeten pasi eshte efekt psikologjik”. Nderkohe qe avokati Ibrahim Lahi sqaroi se “me hekura ne duar doli para deshmitareve te tjere. Arrestimi i tij ndikon ne objektivitetin e deshmitareve te tjere qe jane perjashta”. Prokuroret kane kerkuar vazhdimin e gjykimit.
Saldimet e karrocave ne fabrike, beheshin ne shtepine e Deliut
Uran Deliu, nje prej deshmitareve qe ka humbur 5 anetaret e familjes se tij, ka treguar se saldimet nuk beheshin ne fabrike po ne oborrin e shtepise se tij. “Kur prisheshin karrocat, babai Qemal Deliu i merrte ne shtepi, ku pasi i saldonte i conte serish ne fabrike. Diten e ngjarjes ka qene ne oborrin e shtepise. Ate dite isha ne banese, te cilen vetem rruga e ndante nga fabrika. Isha ne oborr me vellane dhe djalin. Degjova shperthimin dhe kemi ikur me vrap. Ika u futa ne nje bunker. U ktheva te kerkoj familjen. Erdhi policia dhe me dy police kam shkuar tek shtepia, ku nuk kam gjetur asnje person. Kam shkuar ne Spitalin Ushtarak, ku mesova se prinderit i kisha tek “Nene Tereza”, kurse djalin, nusen dhe vellane nuk i gjeta fare. Nusen e vellait e gjeta pas 2 ditesh, djalin e gjeta pas 3 ditesh. Si pasoje e shperthimit humba pese anetare te familjes. Banesa u prish plotesisht”, ka treguar dje ai. Ne deshmine e tij, deshmitari ka shpjeguar se kishte shkuar shpesh ne fabriken e Gerdecit, ku ndihmonte prinderit e tij. Si drejtues ai kishte degjuar se ishte Mihal Delijorgji, te cilin e kishte pare ne fabrike. “Mbaj mend se ka rene nje here zjarr ne fabrike”, ka pohuar dje Deliu.