E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja takim me femijet jetime

Fëmijët jetimë në ditën e tyre kombëtare janë gjendur edhe pranë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Shoqata kombëtare e fëmijëve jetimë, në bashkëpunim me shkollat e Tiranës organizoi një festë madhështore në pallatin e kongreseve për këta fëmijë. Zonja Topalli shprehu kënaqësinë që Parlamenti ka bërë disa përmirësime ligjore, dhe janë shtuat fondet në ndihmë të tyre, ndonëse kjo është e pamjaftueshme, pasi humbjen e tyre në familje nuk do ta zëvendësonte asgjë.

“Ju nuk jeni vetëm sepse shteti e ka për detyrë për të punuar për ju dhe punon për ju. Për ju punon shoqëria civile, shoqatat të cilat financojnë seriozisht që të mos ju mungojë asgjë” - u tha kryetarja e Kuvendit fëmijëve jetimë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›