Sarande rrezohet nga hoteli nje maturant

Nje maturant është rrëzuar nga kati i katërt i një hoteli në Sarandë dhe ndodhet në gjendje kome në Spiatlin Ushtarak. Sipas policisë vendore 18 vjeçari Françesko Mino nga Bubullima e Lushnjes aksidentalisht eshte rrezuar nga lartesia dhe ka marre plagë të rënda në kokë. Ai kishte shkuar me shokët për fundjavë në Sarande dhe ishin shokët ata që njoftuan policinë për ngjarjen. Kjo e fundit njofton se megjithëse paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ajo po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.