E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane veteplagoset nje 19 vjecar

 Një 19-vjeçar është vetëplagosur në orët e mëngjesit në një lokal në qytetin Studenti në Tiranë. Amarildo Qëndro është dërguar në spitalin ushtarak, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshoi për ngjarje të rëndë kriminale për vetë faktin se personeli I lokalit nuk njoftoi. Në vendin e ngjarjes u gjetën një pistoletë minibloë dhe disa porcione hashash.

Pas veprimeve paraprake hetimore rezultoi se Qëndro ishte vetëplagosur duke pastruar armën që e mbante pa leje.

Fatmirësisht plaga nuk ishte e rrezikshme për jetën e 19vjeçarit, I cili pas rekuperimit të gjëndjes shëndetësore I duhet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Në komisariatin numër 1 është shoqëruar me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që fshehin të vërtetën kamerierin e lokalit, Ardjan Alla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›