SHBA, sekuestrohet pasuria e familjarëve të mashtruesit Madoff
Një gjykatës i Konektikatit, në SHBA, ka ngrirë pasurinë e dy fëmijëve dhe të vëllait të Bernard Madoff, supermashtruesit të Wall Street që ka gënjyer investuesit e gjysmës së botës për një vlerë prej 60 miliardë dollarësh.
Urdhri i gjykatesit u ndalon të afërmve të shesin shtëpitë ose të transferojnë para. Fëmijët dhe vëllai i Madoff janë te dyshuar se kanë pasur rol në mashtrimin në të cilin ish-financieri ka pranuar të gjithë përgjegjësinë.