E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon: Kosova, një vend i sigurt

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon e konsideroi Kosovën tashmë një vend të sigurt. Gjatë prezantimit të raportit për 100 ditët e punës se misionit evropian në Prishtinë, ai tha se në Kosovë ekziston liria e lëvizjes dhe se atje ka probleme dhe krime njësoj si ne çdo vend tjetër të Evropës. "Duke qenë se udhëtojë çdo ditë në Kosovë jam i sigurt se atje ekziton liria e siguria", është shprehur Kermabon. Duke folur për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në administratë, ai ka bërë thirrje për kthimin e tyre. "Kemi kërkuar kthimin e serbëve në punë në mënyrë që gjykata dhe policia të funksionojë si duhet", theksoi Kermabon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›