Obama takon me dy duar Mbretëreshën
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ka takuar dje Mbretëreshën Elisabeta II në Londër, duke i shtrënguar dorën me dy duar, në fronin e Buckingham Palace. Protokolli i familjes mbretërore ka shumë kleçka që bëhen burim gafash për shumë familje presidenciale. Gjatë një takimi të G20-s, në prill të 2009-s, në Londër, Mishel Obama e përqafoi mbretëreshën, duke shënuar një fakt të paprecedentë në historinë e takimeve mbretërore. Presidenti amerikan dhe Zonja e Parë, takuan edhe dukën dhe dukeshën e Kembrixhit, Uilliam e Katerin.