Izraeli: “Brenda së martës largohemi”
Autori i Lajmit: red.
Izraeli planifikon që tërheqja e trupave të tyre nga Gaza të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme izraelite deklaroi se tërheqja e trupave, që ka filluar që ditën e diel, mund të mbarojë të martën në mbrëmje. Zyrtari, i cili ka preferuar të mbetet anonim, tha se tërheqja e plotë mund të kryhet përpara se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fillojë punën në zyrën ovale, që sipas orës lokale izraelite është në orën 19:00. Forcat izraelite të Mbrojtjes njoftuan të dielën se kishin filluar pjesërisht tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe se tërheqja e plotë do të ishte punë ditësh. Gjatë luftimeve 22-ditore, zyrtarët në Rripin e Gazës kanë raportuar më shumë se 1 200 palestinezë të vrarë, ndërsa pala izraelite ka njoftuar për vetëm 13 viktima nga kampi i tyre. Ndërkohë, nga Uashingtoni, një burim i afërt i Barak Obamës, është shprehur se Presidenti i ri amerikan do të lëvizte me shpejtësi për të punuar për situatën në Lindjen e Mesme, pasi të zëvëndësojë Xhorxh Bushin në Shtëpinë e Bardhë. "Ngjarjet përreth botës kërkojnë një veprim të shpejtë të Obamës dhe unë deklaroj se ju do ta shihni atë të reagojë", - tha ndihmësi i Obamës Dejvid Akselrod, për rrjetin televiziv amerikan CNN. Por Akselrod ka refuzuar të premtojë nëse Obama do të emëronte ndonjë të dërguar special në Lindjen e Mesme, në ditën e tij të parë të punës. Ndërkohë më herët Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se Izraeli nuk është i interesuar që trupat e tij të mbeten në Gazë dhe se dëshiron që ato të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Trupat izraelite kanë filluar të tërhiqen gradualisht nga Gaza, ndonëse komandantët izraelitë nuk kanë konfirmuar se sa ushtarë janë larguar nga Gaza. Udhëheqësi i lëvizjes militante palestineze, Hamas, Ismail Hanija, është shprehur se populli palestinez arriti një fitore të madhe mbi Izraelin. Duke folur në televizion, ai tha se ofensiva trijavore e Izraelit në Rripin e Gazës kishte dështuar dhe nuk kishte arritur t i gjunjëzonte palestinezët. Armëpushimi i brishtë ne Gaza vazhdon të respektohet, dy ditë pasi militantët e Hamasit thanë se do të ndalin sulmet për një javë, për t i dhënë Izraelit kohë për t u tërhequr. Ndërkaq, shumë palestinezë po vuajnë mungesën e furnizimit me ushqime, ilaçe dhe karburant, ndërsa është shtuar presioni për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave. Dëmet paraprake llogariten në 1.9 miliardë dollarë, ku pas luftës trijavore ka filluar pastrimi i rrugëve nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga ku mendohet të ketë ende viktima nën rrënoja.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009