E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Do mbajmë pjesën më të madhe të Golanit

Në një intervistë, një prej ndihmësve më të afërt të Kryeministrit Beniamin Netaniau, tha se Izraeli ishte i gatshëm të tërhiqej nga një pjesë e mirë e territorit të Lartësive Golan, por jo tërësisht, pavarësisht çdo marrëveshjeje paqe që mund të arrihet me Sirinë. Këshilltari kombëtar për Sigurinë, Uzi Arad, tha për të përditshmen "Haaretz", se për një marrëveshje të qëndrueshme me palestinezët, Izraelit i duhej garantuar anëtarësimi në NATO. Ai shtoi gjithashtu se mes pjesës më të madhe të izraelitëve ekziston bindja se shteti duhet të vazhdojë të ruajë një prani të fortë në Lartësitë Golan, territor i shtënë në dorë në vitin 1976, por që kërkohet nga Siria si kusht për të vendosur paqen. "Nëse do jetë i mundur një kompromis territorial, është ai që e lë Izraelin të pranishëm në Lartësitë Golan dhe thellë në Lartësitë Golan", tha Arad, duke përmendur edhe burimet ujore të kësaj zone.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›