E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev kërcënon për sistemin kundër raketave

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, paralajmëroi dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në rast se nuk arrinte një marrëveshje me Rusinë, lidhur me planet për sistemin anti-raketë, Moska do të instalonte raketa në një enklavë pranë Polonisë. Në kontrast të dukshëm me qëndrimin e treguar gjatë vizitës së pak ditëve më parë të Presidentit amerikan në Moskë, Medvedevi, shfrytëzoi një konferencë për shtyp pas Samitit të G8-ës për t‘iu kthyer retorikës së vjetër mbi armët. Duke iu referuar një urdhri që ka dhënë në fillim të këtij viti për instalimin e raketave ruse me rreze të shkurtër veprimi në enklavën perëndimore të Kalinigradit, si reagim ndaj çdo përpjekjeje amerikane për të vendosur bateri raketash në Europën Qendrore, Medvedev tha: "Nëse nuk merremi vesh mbi këtë çështje, ju i dini pasojat. Ajo që thashë atëherë, mbetet ende në fuqi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›