E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këpucëhedhësi i Bushit: Në burg më kanë torturuar keq

Muntazar al-Zaidi, gazetari irakian që i hodhi këpucën në fytyrë ish-presidentit Bush, në takimin e tij të fundit me gazetarët në Irak, deklaroi i sapolëshuar nga burgu se ai ishte torturuar me elektroshok fi llimisht, por pas lirimit nga burgu i ishte kërkuar falje. Teksa ka folur për aventurën e tij 9-mujore pas lirimit nga qelitë e burgut, gazetari 30-vjeçar ka deklaruar se është rrahur vazhdimisht dhe se ditët e para në qeli ka qarë shumë. Në një konferencë për shtyp, për një stacion televiziv vendas, ai ka rrëfyer se veprimet e tij u motivuan nga ajo që ai e quajti shtypja dhe përçmimi që kanë përjetuar bashkëkombësit e tij gjatë viteve të pushtimit amerikan. Ai tha se ndërsa ishte i lirë, i vinte keq se vendi i tij ishte ende në "pranga". Zaidi u burgos për fyerje ndaj një kreu shteti. Teksa i ka hedhur këpucën në fytyrë, ai i ka thirrur Bushit: "Është përshëndetja e lamtumirës për ty mor qen". Bëhet fjalë për një takim të organizuar më 14 dhjetorin e kaluar. Bush ishte me fat që arriti ta shmangë goditjen që mund ta kishte dëmtuar për momentin dhe qeshi për sulmin që iu bë, edhe pse ishte një turp shumë i madh. Ndërsa ishte në burg, stacioni televiziv për të cilin ai punonte vazhdoi t‘ia paguante rrogën dhe tani që ai ka dalë i janë ofruar shumë punë dhe një perspektivë e re e plot pozitivitet e pret këtë hero të vogël të popullit të Irakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›