Izraeli bashkëpunim me organizata terroriste kundër Turqisë

Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, Lieberman ka mbledhur një ekip, ku rekomandohet që Izraeli të bashkëpunojë me organizatën terroriste PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), duke paralajmëruar furnizimin me armë të kësaj organizate.
Një tjetër sugjerim ishte të dorëzoheshin raporte në OKB kundër Turqisë për shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht të pakicave në Turqi. Kriza e fundit midis Ankarasë dhe Tel Avivit shpërtheu pas publikimit të raportit në mediat amerikane mbi vrasjen e 9 shtetasve turq në flotiljen e nisur në drejtim të Gazas vitin e shkuar.
Zyra e kryeministrit të Izraelit, nuk e ka mohuar planin e kryediplomatit, por megjithatë bën thirrje për përmbajtje në deklaratat në lidhje me Turqinë. "Politika jonë ishte dhe mbetet për të parandaluar një ndërprerje të marrëdhënieve me Turqinë dhe lehtësimin e tensioneve mes dy vendeve," thuhet në një deklaratë.
Më tej thuhet se "kryeministri dhe qeveria diskutuan alternativa të ndryshme teorike në rast të një përshkallëzimi të situatës. Megjithatë, një vendim do të merret vetëm nëse është i nevojashëm. Izraeli ka dhe është duke vepruar me përgjegjësi”. Të hënën, Turqia informoi diplomatin e lartë të Izraelit në Ankara se i gjithë personeli i lartë i ambasadës izraelite duhet të largohen nga vendi deri të mërkurën./Start/
2011-09-10 09:27