E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materialet e ndërtimit rriten, ato elektrike ulen

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e dytë 2011, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 99.8 %, duke shënuar një ulje prej 0.2 % kundrejt tremujorit të mëparshëm, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje me 0.2 %.
    
Indeksi i çmimeve të grupit "shpenzime materiale" është rritur 0.3 % kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet e materialeve të ndërtimit kanë pësuar një rritje prej 0.4%. Ndërsa indeksi i çmimeve të materialeve elektrike ka pësuar një rënie prej 0.3%.
   
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një rritje me 0.6 % ka pasur grupi "shpenzime page". Indeksi i grupeve "shpenzime transporti" dhe "kosto të tjera" kanë pësuar ulje respektivisht me 1.2 % dhe 1.0 %

                                                                                             2011-09-10 16:51
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›