Izraeli dhe Hamasi po shqyrtojnë mundësinë e një armëpushimi
Gaza -Pa orë pas predhat izraelite vranë 42 palestinezë në një shkollë të Kombeve të Bashkuara, Hamasi dhe Izraeli po studiojnë sot një propozim për armëpushim në Rripin e Gazës, propozim që ka marrë një mbështetje të menjëhershme nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Megjithatë, zyrtarë izraelitë thanë gjithashtu se ministrat do të diskutonin lidhur me përshkallëzimin e ofensivës 12 ditore që do të nxiste trupat në brendësi të qyteteve të Gazës dhe kampet e refugjatëve në përpjekjet e tyre për t'i dhënë fund sulmeve me raketa në Izrael nga militantët islamikë.
Në luftimet e reja, 11 palestinezë u vranë në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve izraelite, bënë të ditur punonjësit e shëndetësisë. Të paktën tetë raketa të Hamasit goditën Izraelin lindor, duke mos shkaktuar viktima. Një burim i ushtrisë izraelite tha se Izraeli kishte në plan të ndalonte operacionet ushtarake nga ora 13:00 deri në 16:00 çdo të ditë, duke filluar që sot, pranë qytetit të Gazës për të lejuar ndihmën të kalojë në një "korridor humanitar". Më shumë se 660 palestinezë janë vrarë gjatë luftimeve.