E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon kriza në sektorin e automobilave

Berlin - E ndërsa kriza financiare ka pushtuar mbarë tregjet botërore, ajo është ndier thellë edhe në sektorin e automobilëve. Sipas Zyrës së automjeteve në Flensburg, në dhjetor të vitit të kaluar, në Gjermani janë shitur rreth 226.000 vetura, që do të thotë rreth 6,6 përqind më pak se një vit më pare, citon DW. Ndërkohë që në nëntor, tregu i automjeteve ka shënuar një rënie prej 18 përqind. Në nivelin vjetor, rënia ishte rreth 1,8 përqind. Viti 2008 ishte një prej viteve më të dobëta ekonomike, që prej bashkimit të Gjermanisë. Rënia e shitjes në Amerikë ishte shumë më drastike. Sipas vlerësimeve të deritanishme, gjatë vitit ka pasur 18 përqind më pak shitje të veturave. Në dhjetor rënja ishte dyfish më e madhe, se në muajt e kaluar, me gati 36 përqind. Për shkak të recesionit, amerikanë po marrin gjithnjë e më pak kredi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›