Izraeli dhe SHBA filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Izraeli dhe SHBA-ja filluan bashkëpunimin më të madh ushtarak në histori të manovrave të forcave për mbrojtje anti-raketore (MAR) dhe mbrojtje kundërajrore (MKA).
Armata izraelite kumtoi se stërvitjet ushtarake janë planifikuar që para dy viteve dhe nuk lidhen me ngjarjet momentale në rajon.
Sipas medieve lokale, në manovra do të marrin pjesë rreth 1.000 ushtarë izraelitë dhe 3.500 amerikanë nga Komanda evropiane. Një pjesë e njësiteve të SHBA-së do të veprojnë në territorin izraelit, ndërsa të tjerat nga bazat e tjera në Evropë dhe rajonin e Detit Mesdhe.
Gjatë stërvitjeve do të testohen sistemet anti-raketore izraelite nga seria "Hec", si dhe sistemet e modernizuara amerikane tokësore "Patriot" dhe ato detare "Ixhis".
Këto stërvitje ushtarake SHBA-së do t'i kushtojnë 30 milionë dollarë, ndër Izraelit 7,85 milionë dollarë.