E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, pak më i mirë se Ronaldo

Ish sulmuesi i Real Madridit, Ivan Zamorano ka deklaruar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është pak më i mirë se rivali i tij nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

“Ata janë dy futbollistët më të mirë në botë”, deklaroi Zamorano i cili kaloi katër vite me gjigantin madrilen.

“Është vështirë të zgjedhim njërin. Por, për momentin besoj se Messi është pak, shumë pak, më i mirë se Ronaldo. Megjithatë, Ronaldo po ashtu vazhdimisht e bënë dallimin në botën e futbollit. Kur i shihni ata dy duke luajtur, ndjeni kënaqësi maksimale”, përfundoi ish reprezentuesi kilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›