Karzai mohon akuzat
Zëdhënësi i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, ka hedhur poshtë raportet se presidenti ka kërcënuar se në rast se vazhdonin presionet nga perëndimoret, ai do të bashkohej me kryengritjen talebane.
Zëdhënësi Vahid Omar, tha se qeveria e Karzait ishte e shokuar duke i parë komentet në medie dhe nuk e dinte se prej nga vinin ato.
Për komentet e Karzait, që dyshohet se u bënë në një takim me ligjvënësit, të shtunën e kaluar, është raportuar gjerësisht dhe kjo e ka shtyrë Shtëpinë e Bardhë, që të thotë se vizita e planifikuar e Karzait në Washington mund të anulohet, nëse presidenti afgan nuk ndal akuzat në adresë të SHBA-së, me ç’rast ai për problemet e tij aktuale ka fajësuar Washingtonin.