E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i Kirkukut të mos jetë arsye konfliktesh

Ankara - Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Ambasadori Baki Ilkin, tha se statusi i Kirkukut nuk duhet të jetë një arsye që në Irak të lindin konflikte të reja. Ai shtoi se Turqia ka marrëdhënie të mira e në mënyrë të barabartë me të gjitha krahinat e popullit Irakut, qofshin arabë, kurdë apo turkmenë dhe se mesazhi i vetëm i saj ishte qëllimi i mirë dhe bashkëpunimi. Ai theksoi se statusi i Kirkukut duhet të përcaktohet në mënyrë që të ndihmojë në ruajtjen e njësimit të Irakut dhe tërësisë së tij territoriale.

Ilkin cilësoi se Turqia i ka dhënë një rëndësi të madhe bashkëpunimit të saj me Irakun në luftën kundër terrorit dhe rikujtoi se organizata PKK që prej shumë kohësh e ka përdorur Turqinë si një tabelë qitjeje nga tokat e Irakut në sulmet përtej kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›