E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i kthen përgjigje ministrit turk të Punëve të Jashtme

Duke theksuar se vendimin për të dërguar avionë kundër zjarrit të rënë në Izrael e ka marrë vetëm në dy minuta, Davutollu deklaroi se “nëse do të duhej të merrte edhe Izraeli një vendim të ngjashëm për Turqinë, me ditë të tëra do të kishte ngatërresa në mesin e koalicionit”.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjja e zëdhënësit të Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Yigal Palmor,  i cili deklaroi se për sa i përket ndihmave humanitare që Izraeli I ka dhënë Turqisë nuk ka shumë nevojë për shumë fjalë.

“Izraeli ka ndihmuar dy herë Turqinë gjatë kohës së tërmeteve, dhe tani Turqia ia ktheu mbrapsht këtë”, theksoi Palmor.

Zëdhënësi deklaroi se dëshira për marrëdhënie të mira me Turqinë nuk ka qenë asnjëherë sekret, “ky është qëllimi ynë i pandryshueshëm, dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu theksoi dje gjithashtu se Turqia dëshiron të "riparojë" marrëdhëniet me Izraelin, të përkeqësuara që prej vrasjes së nëntë shtetasve turq nga ushtarët izraelitë në anijen “Mavi Marmara” me 31 maj, por më parë Izraeli duhet të kërkojë falje dhe të paguajë kompensim. Davutollu e argumenton këtë me faktin se shtetasit turq u vranë në ujërat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Ministri Izraelit I Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman deklaroi se kjo është “larg mendsh” dhe se në fakt duhet të jetë Turqia ajo që duhet t’i kërkojë falje Izraelit.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-27 09:36
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›