Qipro, "Aferdita"zhvishet në pasaportaacarohen diplomatët
NIKOZIA- Ka shkaktuar shumë zemërim, fotografia me perëndeshën Afërditë të zhveshur, e cila është vendosur në pasaportat e reja biometrike të Qipros. Sipas AFP-së, fotoja, e cila zbulon trupin e perëndeshës se dashurisë ka shqetësuar diplomatët qipriotë, të cilët janë të inatosur me faktin që ministria e Brendshme nuk u konsultua me ministrinë e Jashtme. Sipas tyre, një veprim i tillë mund të ofendojë kulturat e tjera konservatore vecanërisht botën islame. Mediat vendase shkruajnë se diplomatët janë vecanërisht të shqetësuar se mund të ketë incidente, kur të udhëtojnë nëpër vendet konservatore islamike. Por ministria e Brendshme Qipriote ka deklaruar se tashmë është shumë vonë për të ndryshuar pasaportat. Vete ministri i Punëve të Brendshme, Silikiotis, hodhi poshtë pohimet se pasaporta e re mund të jetë ofenduese. Perëndesha Aferdite është e pranuar dhe njohur si simbol i Qipros, dhe është perdorur edhe në fushatën vendore turistike me moton “Dua Qipron”.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)