E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer, Asange merr1.5 milionë dollarëpër autobiografinë

LONDER- Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Asange deklaroi në një intervistë dhënë për gazetën britanike "Sunday Times" se kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh për shkrimin e autobiografisë së tij.

Ai theksoi se këto para do ta ndihmojnë për tu mbrojtur nga akuzat suedeze për krime seksuale.

Nga lirimi nga paraburgimi më 16 dhjetor të këtij viti Asanzh po jeton në shtëpinë e një miku të tij në Angli. Në mesin e kushteve të lirimit janë dhe paraqitja e përditshme në polici dhe mbajtja e një aparati elektronik, i cili informon policinë për lëvizjet e tij.

Drejtësia britanike ka vendosur të mbajë një seancë dëgjimore lidhur me kërkesën suedeze për ekstradim më 7 shkurt të vitit të ardhshëm.
(europa e lire/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Londër, Asange merr 1.5 milionë dollarë për autobiografinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›