E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli kundërshton hetimin e jashtëm

Qeveria izraelite ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për një hetim të jashtëm mbi sulmin e trupave të saj mbi një flotë anijesh të vogla që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazë.
Një zëdhënës tha se ushtria izraelite ka filluar tashmë hetimin e saj dhe kërkesa për një hetim të jashtëm tregon standarde të dyfishta ndaj shtetit hebrenj.
Izraeli ka qenë nën presion të madh për të pranuar një hetim ndërkombëtar rreth sulmit mbi anijet me ndihma larg bregdetit të Gazës, në të cilin nëntë aktivistë që ndodheshin në bord u vranë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut i OKB-së me seli në Gjenevë ka urdhëruar tashmë një mision faktmbledhës për t'i hedhur një vështrim më të thellë këtij incidenti. Por qeveria e Izraelit thotë se nuk ka nevojë për ndonjë hetim të jashtëm.

Zëdhënësi Mark Regev tha se kërkesat e saj për një hetim të tillë tregojnë një standard të dyfishtë ndaj Izraelit pasi kërkesa të tilla nuk i bëhen asnjë vendi tjetër.

Kur trupat amerikane ose britanike kanë qenë të akuzuara për vrasjen e civilëve në Irak apo Afganistan, tha ai, jane SHBA dhe Britania që kryejnë hetime dhe jo një organ ndërkombëtar.

Por Shtetet e Bashkuara, aleati më i rëndësishëm i Izraelit, ka bërë tashmë të qartë se do të pranojë një hetim të cilin do ta drejtonte Izraeli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›