E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 15 vjet burg bosit Sreten Jociç

Bosi serb i krimit, Sreten Jociç, i njohur ndryshe me pseudonimin "Amstërdami", është dënuar nga gjykata e Beogradit me 15 vjet burg nën akuzën e vrasjes.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Jociç u shpall fajtor për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukaniç dhe bashkëpunëtorit të tij Niko Franjiç.

Jociç është konsideruar nga autoritetet si një ndër bosët më të fuqishëm të botës së krimit jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›