Masakra në Kambria shokon Britaninë
Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta, tha se është “e shokuar thellë” dhe ndanë “pikëllimin dhe tmerrin” e britanikëve, pas vrasjes së 12 personave nga ana e një taksisti.
Policia tha se i dyshuari, Derrick Bird, 52 vjeçar, mendohet se ka bërë vetëvrasje, pasi duke udhëtuar me makinën e tij ka hapur zjarr në së paku 30 lokacione të ndryshme, gjatë tri orëve, në Anglinë veriperëndimore, gjatë ditës së mërkurë.
Pos 12 të vrarëve, nga të shtënat e këtij taksisti janë plagosur edhe 11 të tjerë, tre prej tyre janë në gjendje kritike.
Policia britanike thotë se ende është herët për ta konfirmuar se cili ishte motivi i vrasësit.
Masakra në Kambria i dominoi edhe faqet e gazetave britanike.
The Independent theksoi se qyteza Whitehaven e filloi ditën me diell dhe premtimin për një verë të ngrohtë, por brenda disa orësh "ky port i vogël tani listohet pranë vendeve Dunblane, Hungerford dhe Omagh, ku kanë ndodhur vrasje të tilla masive.
Shumica e gazetave e pranojnë se teksa Derrick Bird mund të ketë pasur objektiv disa nga viktimat, të tjerët mund të kenë qenë njerëz që qëlluan në vendin e gabuar.
The Daily Telegraph beson se ngjarja që nxiti incidentin kishte të bënte me një përplasje për testamentin e familjes.