E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje, SHBA do të tërheq trupat deri në fund të vitit 2011

Bagdad (start)- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin trupat nga Iraku deri në fund të vitit 2011, tetë vjet pas rrëzimit nga pushteti të Sadam Hyssein, kur trupat amerikan mësynë nga ajri, toka dhe deti. Kjo është marrëveshje e shumëpritur, që arritur së fundi midis autoriteteve irakiane dhe atyre amerikane. Pakti, që duhet të miratohet nga parlamenti irakian, u nënshkrua nga ministri i Jashtëm Hoshiyar Zebari dhe ambasadori amerikan Ryan Crocker në një ceremoni që u dha fund muaj të tërë bisedimesh mbi të ardhmen e pranisë amerikane.

“Përfundimisht, sot është një ditë historike për marrëdhëniet amerikano-irakiane", u tha Zebari gazetarëve pas shkëmbimit të kopjeve të nënshkruara me Crocker-in. Pakti e detyron Uashingtonin të tërheqë forcat e tij prej rreth 150 000 trupash deri më 31 dhjetor 201. Zebari dhe Crocker nënshkruan gjithashtu një kornizë strategjike afatgjatë, që Crocker tha se përcaktonte marrëdhëniet mes dy vendeve ndër vite.

Në Uashington, zyrtari më i lartë ushtarak e priti me rezerva paktin. Admirali i Flotës, Mike Mullen, kryetar i përgjithshëm i shtabit të forcave të armatosura tha se ai dhe komandantë të tjerë të lartë amerikanë i pranojnë pikat e marrëveshjes, por vazhdojnë të preferojnë tërheqjen të bazuar mbi kushtet e sigurisë se sa mbi afatet kohore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›