E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli ndërmerr dy sulme të tjera në Rripin e Gazës

Gaza - Izraelitët kanë ndërmarrë dy sulme të tjera me raketa natën e djeshme në Rripin e Gazës. Objektivi i aviacionit izraelit ishin dy tunele, të cilët, sipas tyre, përdoreshin për kontrabandën mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, si dhe një ndërtesë që përdorej për grumbullimin e municioneve.
Një zëdhës i ushtrisë izraelite deklaron për AFP-në se sulmet kishin filluar pas të shtënave nga Rripi i Gazës në drejtim të territorit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›