Pango do të botojë sms-të
Tiranë - Ylli Pango doli edhe një herë publikisht për të sqararuar skandalin e fundit seksual të tij me një vajzë 23-vjeçare. Ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ishte i ftuar në emisionin “Studio 24” në televizionin “News 24”. Pango deklaroi edhe një herë publikisht se në pamjet e paraqitura në emisionin “Fiks Fare” janë vendosur sekuenca të përzgjedhura.
Këto sulme ai i ka quajtur si barbare, një linçim politik, dhe ka shtuar se do të ngrejë një padi penale. Ish-ministri i përfshirë në skandal shprehet i vendosur për të botuar të gjitha sms-të e dërguara në numrin e tij nga “Fiks Fare”.
“Me këtë situatë të krijuar këta njerëz kërkojnë të më çojnë drejt vetvrasjes, por kjo gjë s’do të ndodhë”, ka shtuar Pango.
Ndërsa i pyetur me të ardhmen e tij, Pango është shprehur se shumë njerëz kërkojnë që ai të degradohet, por kjo gjë s’do të arrihet. Ndërsa për titullin profesor ai është shprehur se këtë titull s’ka të drejtë t’ia heqë askush, dhe botimet dhe veprat e tij do të qëndrojnë në jetë.