Irak,28 të vrarë nga një sulm kamikaz

Të paktën 28 vetë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në Bagdad.
Policia irakiane bëri të ditur se një militant vetëvrasës e aktivizoi bombën në qendrën kryesore të rekrutimit të oficerëve të policisë. Të paktën 50 persona të tjerë pësuan lëndime gjatë këtij shpërthimi. Militanti që aktivizoi bombën, u fut me një motorçikletë në mesin e një turme që po priste jashtë ndërtesës. Gjatë këtij sulmi u vranë disa civilë. Disa nga viktimat ishin oficerë policie apo civilë që prisnin të rekrutoheshin në forcën e policisë. Vitet e fundit rekrutët e rinj në forcën irakiane të policisë janë vënë në shënjestër të sulmeve të militantëve.