SHBA: Papunesia arriti deri ne 8 % ne muajin shkurt

Uashington, 7 mars, 12:57, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjetojnë një krizë të vërtetë e ekonomike, e cila po reflektohet edhe në numrin e madh të vendeve të punës që janë mbyllur brenda muajve të fundit.
Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Punës, papunësia është tani në nivelin më të lartë në 25 vjet.
Vetëm në muajin shkurt, ajo u rrit me një nivel prej 8 përqind, duke sinjalizuar kështu kthetrat e një krize të vërtetë për vendin me ekonomi të fuqishme.
Kryetarja e komisionit ekonomik në kongres, Carolyn Maloney e quajti raportin shumë shqetësues. Ajo tha se ekonomia amerikane ka humbur 4 presje 4 milion vende pune që kur filloi recesioni 14 muaj më parë.
Pas publikimit të raportit, indekset kryesore në tregjet amerikane dhe ato evropiane pësuan ngritje, ndërkohë që tregjet në Azi u mbyllën me rënie të madhe.
n.e/NOA