Vrasja e Litvinenko, Berezovski fiton gjyqin me "RTR Planeta”
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Oligarku rus në ekzil, Boris Berezovski, e ka fituar çështjen gjyqësore kundër një televizioni rus në gjykatën e Londrës, e cila vendosi që ai të shpërblehet me 225 mijë dollarë për dëmin e shkaktuar. Oligarku 63-vjeçar e paditi televizionin shtetëror rus "RTR Planeta" për një emision në vitin 2007, i cili e akuzoi atë se qëndronte prapa helmimit vdekjeprurës të ish- agjentit rus, Aleksandr Litvinenko, në Londër tre vjet më parë. Berezovski, i cili pohon se është mik i Litvinenkos, tha se akuzat janë "të neveritshme". Televizioni RTR, e bojkotoi gjykimin. Berezovski, një biznesmen rus, i cili jeton në Surrey, tha jashtë gjykatës se është përpjekur të mbrojë reputacionin e tij dhe është i kënaqur me verdiktin e gjykatës. Ai më vonë tha se “nuk ka dyshim” që RTR dhe autoritet ruse janë përpjekur të prishin statusin e tij të azilit në Britani të Madhe dhe të vendosin hetimin e vrasjes së Litvinenkos në “rrugë të gabuar”. “Unë jam shumë i kënaqur nga vendimi i gjykatës, e cila përmes gjykimit të pavarur të saj u dha fund pretendimeve të televizionit RTR”, - tha Berezovski pak çaste pasi doli nga salla e gjykatës së Londrës. “Unë u besoj konkluzioneve të hetuesve britanikë dhe mendoj se një ditë drejtësia do të mbizotërojë. Në sytë e shumë njerëzve këtu dhe në Rusi, zoti Berezovski u shfaq me reputacionin e një krimineli të arratisur nga drejtësia ruse”, - shtoi më tej gjykatësi. Gjatë dhënies së verdiktit, gjkatësi tha përpara gjykatës: “Unë mund të them pa ekuivok se nuk ka asnjë provë përpara meje që zoti Berezovski të ketë pasur gisht në vrasjen e Aleksandër Litvinenkos”. Ish-agjenti i KGB-së, Litvinenko vdiq më 23 nëntor 2006, në moshën 43-vjeçare. “Për këtë arsye unë nuk shoh asnjë shkak të argumentuar që ne të dyshojmë tek ai”. Rusit iu sigurua azili politik nga autoritetet e Londrës në shtator 2003.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010