E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç për raportin e Dik Martit

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ne një reagim te tij ndaj raportit te Dick Marty, u shpreh se çështja nuk duhet politizuar dhe se me çdo akuze apo prove duhet te merren organet e drejtësisë. "Nëse akuza do te tilla do te ishin ngritur kundër meje, do te kërkoja menjëherë hetimin e tyre, për te dale ne drite e vërteta. Deklaratat qe pasuan publikimin e raportit, por edhe vete dokumenti, i pa shoqëruar me prova dhe dëshmi konkrete, nuk janë te mira dhe nuk i shërbejnë aspak situatës ne Kosove dhe ne gjithë rajonin e Ballkanit. Unë kërkoj qe te hidhet drite mbi te gjitha dyshimet dhe përgjegjësit te dalin përpara drejtësisë." - është shprehur Tadiç. I pyetur nga gazetaret për te komentuar mbi përfshije e kryeministrit ne largim te Kosovës, Hashim Thaçi, ne trafikun e organeve te serbeve, Tadiç theksoi se pa patur prova konkrete nuk është mire te spekulohet me një çështje kaq te ndjeshme për te dyja palët. Gjithashtu kreu serb shfaqi gatishmërinë për një bashkëpunim te Beogradit zyrtar ne hetime, ne rast se kjo gjë do t'i kërkohet nga ndërkombëtaret.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›