Kriza bërthamore në Japoni e shkaktuar nga njeriu

”Katastrofa mund dhe duhet të ishte parashikuar e parandaluar, ndërsa rrjedhojat negative të tërmetit u shumëfishuan nga përgjigja e ngadaltë dhe e papërshtatshme e përgjegjësve”, thuhet në raportin qeveritar.
Në këtë dokument, u nënvizuan gjithashtu një seri problemesh si në planin qeveritar të emergjencës, ashtu edhe në reagimin e “Tepco”-s, firmës që operon reaktorët.
Në syrin kritik vendosen edhe besimet e zakonshme kulturore dhe mungesa e nismës vetjake të drejtuesve të ulët, të prirë për të mos vendosur në diskutim urdhrat e marra.
Gjashtë reaktorët në qendrën e Fukushimës u dëmtuam rëndë nga tërmeti dhe cunami më 11 mars 2011, duke krijuar një krizë bërthamore, e konsideruar gjerësisht si më e rënda që prej incidentit të Chernobilit.
Në ndërkohë, në prefekturën Fukui, në perëndim të Tokios, energji elektrike filloi të prodhojë reaktori i parë bërthamor, i cili u lëshua sërish në funksion, pasi cunami të vitit të kaluar.
Reaktori i tretë i ECB "Oi" është i pari që është ri-startuar pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit katastrofik, që e shkaktoi avarinë në ECB "Fukushima-1".
Reaktori u ri-startua, përkundër valës së protestave në mbarë Japoninë.
Reaktori i katërt i "Oi" do të kthehet në funksion më 17 korrik.