Parlamenti grek nis debatin për masat e reja të kursimit

Masat e reja të kursimit - tepër jo popullore për grekët – rezultojnë të kenë vetëm një alternativë: falimentimin e vendit. Projektligji për kursimin e 28 miliardë eurove, nga rritja e taksave, shkurtimi i shpenzimeve dhe shitja e aseteve shtetërore, nga viti 2012 deri në vitin 2015 do të votohet të mërkurën dhe nëse kalon hyn në fuqi që të nesërmen.
Nëse parlamenti grek voton pro, BE-ja dhe FMN-ja do ndezin dritën jeshile për dhënien e 12 miliardë eurove qeverisë greke, e nëse jo falimentimi është i pashmangshëm.
Rezultati i debatit është i pasigurt. Kryeministri Jorgos Papandreu përballet me kundërshtime brenda partisë së tij. Dy nga deputetët socialistë kanë theksuar se do të votojnë kundër projektligjit. Partia e Papandreut ka një shumicë të brishtë, teksa ka vetëm 155 deputetë nga 300 karrige që ka Parlamenti. Unionet kanë thirrur një grevë dy-ditore e cila fillon mëngjesin e së martës.
Edhe pse ende nuk është plotësuar dhënia e plotë e paketës së parë prej 110 miliardë eurosh, BE-ja dhe FMN-ja po debatojnë lidhur me dhënien e një tjetër pakete ndihme Greqisë, e cila pritet të kapë vlerën e 120 miliardë eurove.
Liderët evropianë i kanë bërë thirrje për herë të parë kompanive private të ndihmojnë Greqinë në prag falimentimi.
Përjashtim bën Thesari Britanik, i cili ka mohuar se po bën presion mbi bankat për të ndihmuar shtetin helen. Ndërkohë, kryeministri britanik, David Kameron ka theksuar se Britania duk do të japë asnjë qindarkë për të shpëtuar Greqinë.
Dy investitorë të mëdhenj kanë paralajmëruar për seriozitetin e situatës me të cilin përballet Evropa. Kreu i përbashkët i Pimco-s, theksoi se është i pashmangshëm ristrukturimi i borxhit grek. Mohamed El-Erian paralajmëroi se problemet kombëtare të Greqisë mund të ndotin Evropën.
Ndërsa investitori kryesor, Xhorxh Soros, i cili thuhet se ka fituar 1 miliard sterlina kur kjo monedhë u zhvleftësua (1992), theksoi se bota ishte në prag të një tjetër katastrofe. BBC-ja citon Sorosin të ketë thënë se është e pashmangshme që një ose më shumë shtete të dalin nga Eurozona.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-06-27 18:38