Izraeli, “toka e shenjtë” e teknologjisë
Vitet e fundit Izraeli e ka përmirësuar në masë të madhe imazhin e tij si parajsa e teknologjisë së lartë dhe konsiderohet si një nga qendrat ekonomike me rritje më të shpejtë në botë.
Edhe firma të mëdha gjermane ndodhen tashmë prej vitesh në Izrael. Telekomi gjerman p.sh. ka një qendër kërkimore në Universitetin “Ben Gurion”, por edhe firma të tjera të njohura si Nokia-Siemens apo SAP janë tërhequr nga Izraeli.
Tel-Avivi, qyteti buzë Mesdheut dhe rrethinat e tij vlerësohen si një qendër ekonomike gjithnjë e më tërheqëse edhe për sipërmarrjet e huaja. Në redaksinë e gazetës ekonomike izraelite "Globes" ndiqen zhvillimet: “Në radhë të parë sektori i teknologjisë së përparuar po rritet shpejt”, - thotë kryeredaktori Haggay Golan. "Në fillim ishin të ashtuquajturat 'startups'. Kemi parë këtu shumë firma të vogla dhe sipërmarrje që janë shumë krijuese dhe novatore, të cilat kanë dëshmuar shumë iniciativë personale. Ky potencial do të zhvillohet edhe më shumë".
Krijimtari dhe inovacion, këto tërheqin edhe firmat gjermane. Kështu edhe prodhuesin e programeve për kompjutera SAP. Që prej fundit të viteve ‘90 kjo firmë investon në Valdorf në Izrael krahas qendrave ekonomike si India dhe SHBA-ja. Kohët e fundit një repart kërkimesh është transferuar në Izrael.
Shefi i SAP-it, Mickey Steiner, e shpjegon kështu interesin ndaj Izraelit: "Ndoshta puna nuk është e lirë, por mendoj se faktori kyç është që nga një informaticien izraelit ne marrim shumë më tepër krijimtari dhe njëkohësisht cilësi të lartë".
Mbi tarracën verore të firmës janë ulur disa prej specialistëve që ofron tregu i vogël i talenteve në Izrael. Kërkimet e hershme nga ushtria izraelite dhe specialistët nga ish-Bashkimi Sovjetik e kanë çuar përpara Izraelin në sektorin e teknologjisë së përparuar.
Informaticienia Chen Lev shfrytëzon mjedisin global të firmës: "Ne izraelitët kemi një mënyrë krejt tonën për të bërë gjërat. Avantazhi i të punuarit në një firmë globale është që mund të njohësh edhe rrugë për të punuar ndryshe".
Por Izraeli vazhdon të konsiderohet si rajon krize. Tërheqja e firmave të reja për investime është e vështirë. Grisha Alroi e dhomës së tregtisë izraelito-gjermane tregon: “Tek firmat e vogla dhe të mesme mendohet mirë për investime duke marrë në konsideratë njoftimet në lajme. Statistikisht nuk ka asnjë arsye për të pasur drojë. Por nuk është vetëm kjo. Ekziston edhe frika e humbjes së tregjeve tërheqëse dhe fitimprurëse në hapësirën arabe”.
E megjithatë, sipas ekspertëve, Izraeli gjatë viteve të ardhshme do të rrisë potencialet e tij. Edhe Gjermania investon në vendin buzë Mesdheut me zgjerimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.