Sistem i ri pensionesh. Kontributi, vetëm 17 mijë lekë të vjetra në muaj
Një sistem i ri pensionesh është duke u shqyrtuar nga qeveria shqiptare, që do të lehtësonte barrën e kontributit mbi punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe do të reformonte tërësisht sistemin aktual. Ministritë e linjës janë duke diskutuar mundësinë e një sistemi të përbashkët mes shtetit dhe instituteve private, ku të punësuarit do të duhet të paguajnë vetëm në bazë të pagës minimale në privat, ndërkohë që nëse duan një pension më të madh në pleqëri, do të kenë mundësi të sigurohen vullnetarisht në institutet private. Kjo do të thotë se sot një i punësuar do të paguante vetëm 17 mijë lekë të vjetra në muaj nëse ky sistem do të ishte në fuqi, pavarësisht pagës, nga 10 për qind e pagës që paguajnë me sistemin aktual.
Sistemi i ri
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se “jemi gati për të ndryshuar sistemin e pensioneve”, duke bërë të qartë se kjo reformë do të kryhet “vetëm me miratimin e opozitës dhe mazhorancës”. Ai deklaroi se sistemi i ri do të duhet të siguronte formalizimin e tregut dhe mundësitë e barabarta mes qytetarëve. Burime nga ministritë e linjës bëjnë të ditur se sistemi i ri bazohet në sigurim të detyrueshëm në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe sigurim privat në institutet private të licencuara të sigurimeve shoqërore.
Ky sistem, sipas ministrive të linjës, është duke u shqyrtuar së bashku me një sërë metodash të tjera, por me sa duket ka marrë paraprakisht miratimin e Kryeministrit shqiptar. Në bazë të tij, qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të paguajnë 11 për qind të pagës së tyre për sigurime shoqërore, por vetëm 11 për qind të pagës minimale. Ndërkohë që nëse kanë dëshirë, mund të paguajnë kontribute shtesë në kompanitë private të sigurimeve shoqërore.
Me këtë sistem sigurimi do të ketë një pension minimal, që sot do të ishte 100 mijë lekë të vjetra, dhe asnjë pension maksimal, pasi kjo do të varej nga kontributi vullnetar i çdo të punësuari. Kjo, në ndryshim nga sot ku pensioni maksimal është 200 mijë lekë të vjetra.
Më pak kontribute
Kjo do të thotë më pak kontribute për pjesën dërrmuese të shoqërisë, pra për të gjithë ata që kanë pagë më të madhe se minimalja. Në këtë mënyrë, një i punësuar që ka një pagë bruto prej 1 milion lekësh të vjetra, sot paguan 100 mijë lekë të vjetra në muaj për sigurime, ndërkohë që me sistemin e ri do të paguajë vetëm 17 mijë lekë në muaj. Lehtësimi do të ndihet edhe nga punëdhënësit, të cilët do të paguajnë vetëm 15 për qind të pagës minimale dhe jo të reales.
Duket se sistemi i ri vjen pas kritikave që ka marrë Shqipëria për diferencën e madhe mes kontributeve të paguara dhe pensionit të marrë nga çdo punonjës. Në bazë të ligjit shqiptar, pensioni maksimal nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit minimal, që do të thotë se të gjithë ata që kanë pagë 1.5 herë më të madhe se paga minimale, marrin si pension më pak sesa kanë kontribuuar.
Formalizimi i tregut
Duket se qëllimi kryesor i kësaj reforme është formalizimi i tregut të punës. Sipas specialistëve të punës, sot në Shqipëri nuk mbretëron më puna e zezë, por puna gri, pra deklarimi i ulët i pagës, me qëllim shmangien e taksës së sheshtë dhe të kontributit të lartë të sigurimit shoqëror. Në këtë mënyrë, me vendosjen e një kontributi fiks për sigurimin shoqëror, shpresohet që të punësuarit të sigurohen, duke formalizuar tregun e punës në vend.
Ndërkohë, mbetet për t`u parë nëse kësaj reforme do t`i bashkohet edhe opozita, çka sipas Kryeministrit është e nevojshme. Në të kundërt, Kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk do të kryejë asnjë reformë në sistemin e pensioneve.
Shembulli i sistemit nëse do të zbatohej sot
Paga (lekë të vjetra) Kontributi, në bazë të sistemit të tanishëm (lekë të vjetra) Pensioni, në bazë të sistemit të ri (lekë të vjetra) Kontributi, në bazë të sistemit të ri (lekë të vjetra) Pensioni, në bazë të sistemit të ri (lekë të vjetra)
170.000 17.000 100.000 17000 100.000
200.000 20.000 110.000 17000 100.000
300.000 30.000 120.000 17000 100.000
400.000 40.000 130.000 17000 100.000
500.000 50.000 140.000 17000 100.000
600.000 60.000 150.000 17000 100.000
700.000 70.000 160.000 17000 100.000
800.000 80.000 170.000 17000 100.000
900.000 90.000 180.000 17000 100.000
1.000.000 100.000 200.000 17000 100.000
*Kontributet dhe pensionet janë llogaritur me përafërsi dhe vetëm për kontributin e punëmarrësit. Llogaritja është vetëm nëse do të zbatohej sot ky sistem.