E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraelitët shpalosin planin për Beratin

Urbanistika

Prezantohet projektplani i përgjithshëm urban i qytetit të Beratit. Mesditën e djeshme, përfaqësues të studios projektuese izraelite, “Lerman Architects & Tawn Planers LTD”, kanë prezantuar për drejtuesit e pushtetit lokal, urbanistët dhe përfaqësues të komunitetit, “fytyrën” e re që pritet të marrë qyteti i një mbi një dritareve. Në bazë të projektit të titulluar, “Vizioni për qytetin dhe strategjia e zhvillimit të tij perspektiv”, Berati do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të turizmit rajonal. Në këtë plan është llogaritur që t’i kushtohet rëndësi ruajtjes së qendrës muzeore, si një qendër e rëndësishme historike në rajon, sistemimi i shtratit të lumit Osum, si dhe krijimin e zonave pedonale për qytetarët. Pas këtij prezantimi zyrtar, do të priten mendime e sugjerime nga shumë aktorë të interesuar, të cilët do t’i depozitojnë në zyrën e urbanistikës së bashkisë dhe kjo e fundit do të përgatisë materialin për KRRT-në e Republikës në ditët e ardhshme. Studioja izraelite fitoi tenderin shtatorin e vitit të kaluar dhe fondi i parashikuar për zbatimin e këtij projekti është përllogaritur të jetë 1 milion euro.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›