E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtruan me 100 mijë euro, dy në gjyq

Dosja

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj Aleksandër Jorgonit dhe Aletin Dervishit, të akuzuar për mashtrim në bashkëpunim. Sipas dosjes, dy të pandehurit akuzohen për mashtrimin e një ndërtuesi pallatesh në Tiranë, të cilit i kanë marrë 100 mijë euro përmes vjedhjes në mirëbesim. Dy personat u shpallën në kërkim në datën 6 nëntor 2009, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ndalimit dhe ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrimit” në bashkëpunim. Prokuroria tha se këta persona dyshohen që kanë mashtruar një ndërtues pallati, ku i kanë marrë një shumë prej 100 mijë eurosh. Mashtrimi konsiston në heqjen e të pandehurve si pronarë të truallit, në të cilin do të ndërtohej pallati dhe shitjen fiktive të këtij trualli te ndërtuesi në kohën kur pronar i tokës ishte një person tjetër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›