Java delikate e Eurozonës

Eurozona po përgatitet për një fillim jave të ngarkuar me një takim të ministrave të Financave për të diskutuar në lidhje me rritjen e burimeve të FMN-së, me qëllim që kjo e fundit të mund t`u vijë në ndihmë vendeve në nevojë dhe negociatat për paktin buxhetor përballë krizës së borxhit.
Kërcënimi për një degradim të disa vendeve të Eurozonës do të vazhdojë të jetë në qendër të takimeve që kanë si ambicie zbatimin e disa vendimeve të marra gjatë samitit të fundit evropian më 8 dhe 9 dhjetor.
Agjencia e vlerësimit Standard & Poor`s parashikoi në fillim të muajit dhjetor se mund të ulë notën vlerësuese për 15 vende të zonës euro.