Policia merr në ruajtje kishën e “Shën Gjergjit”

00/00/0000 Pas dyshimeve për akte terroriste ndaj objekteve të kultit në Fier
FIER - Polici lokale ka vendosur një patrullë shërbimi policie te kisha e “Shën Gjergjit”, në Fier, ku dyshohej se do të vihej eksplozivi, që shpërtheu e vrau dy net më parë në fshatin Baltëz të Fierit, Pëllumb Reshlamin e Armando Durajn. Shërbimi i policisë u vendos menjëherë pas përhapjes së dyshimeve për një atentat të mundshëm ndaj kësja kishe, nga dy viktimat ditën e Pashkëve ortodokse.
Lidhur me faktin e patrullimit të këtyre forcave policore në ambientet e kishës, shefi i Komisariatit të policisë Fier, Naun Doko, thotë se ato nuk janë vetëm në kishë, por edhe nën akset rrugore dhe vendet e populluara.
”Ky është organizimi i punës sonë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk ka lidhje prania e policisë në kishë me ngjarjen e Baltëzës”, pohoi ai.
Nga ana tjetë, prifti i kishës së “Shën Gjergjit”, At Ilia Bita nuk ka dashur të prononcohet rreth ngjarjes së Baltëzës, si dhe për praninë e policisë. Ai thotë se “nuk jam i autorizuar dhe se për këtë ngjarje duhet të pyesni Metropolinë e Beratit, prej nga ne varemi”.
Policia
Ende, zyrtarisht nuk është nxjerrë asnjë version për qëllimin e përgatitjes së minave nga dy tregtarët që mbetën të vdekur. Drejtori i Drejtorisë së Qarkut Fier, Sokol Kalani, edhe dje ka hedhur poshtë se dy personat kanë qenë terrotistë dhe se kishin destinacion një objekt kulti. Me shumë rezerva, ai ka pohuar se, “hetimet po vazhdojnë dhe se në vendngjarje në shtëpinë e Reshlanit janë gjetur një sasi tjetër tritoli, 2 pistoleta dhe pajisje të tjera dyshuese”.
I pyetur nëse në vendngjarje është gjetur edhe një skemë e aktivizimit të bombës në celular, ai i përgjigjet se, “kjo është e pavërtetë dhe se ajo ka qenë një skemë e thjeshtë e funksionimit të celularëve”.
Prokuroria
Dje grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier dhe përfaqësues nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nisën investigimin nga vendi i ngjarjes.
Nga ana e saj, prokurorja e Fierit, Marjeta Zaimi, bëri të ditur dje se, “ende nuk kam gjë për të deklaruar për motivet e ngjarjes së Baltëzës. Materialet, tha ajo, janë duke u punuar ende nga
policia. Kur të vinë në prokurori, atëherë ne nisim hetimin. Atëherë do të them edhe motivin e saktë”, përfundoi prokurorja Zaimi.
Familja Reshlani
Ndërkaq në shtëpinë e Pëllumb Reshlanit, familjarët e tij, vëllai, daja Sadik dhe babai Sefedin Reshlani hedhin poshtë hipotezat për një grindje mes dy viktimave. Ata janë të bindur se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Me shuëm rezeërva ndaj shtypit, ata thonë të indinjuar se është hedhur shumë baltë rreth tyre dhe se kjo gjë i ka indinjuar pa masë.
Ngjarja
FIER - Shpërthimi i një lënde ekpslozive i mori jetën dy personave, në fshatin Baltëz pranë qytetit të Fierit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22.00 dhe u bë i ditur zyrtarisht nga zyrtarë të policisë lokale. Eksplozivi shpërtheu në shkallët e jashtme të ndërtesës dykatëshe të fshatit Baltëz, ku u gjetën të vrarë shtetasit Pëllumb Reshlani, 33 vjeç, banues në këtë objekt, i dënuar dy herë për armëmbajtje pa leje dhe Armando Duraj, 20 vjeç, banues në Fier. Të dy personat ishin tregtarë celularësh në qytetin e Fierit dhe kishin marrëdhënie pune me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, viktimat janë besimtarë të fesë myslimane.
Nga veprimet proceduriale u konkludua se këta shtetas kanë vdekur nga shpërthimi në duar i një sasie tritoli, të cilën po e përgatitnin në formë bombe të telekomanduar me celularë.
Në vendin e ngjarjes, u bllokuan 700 gramë tritol, dhjetë copë kapsolla detonatore, një mekanizëm komandues (pult), përcjellës elektrik, dy telefona celularë (të dëmtuar), pesë kaçavida të ndryshme, një letër e bardhë, ku ishte vizatuar një qark elektrik, dy pistoleta, dhe një sasi fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Përforcohen dyshimet për akt terrorist
Hetim për celulë të mundshme të ekstremistëve islamikë
TIRANE - Hetimet e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Krimeve të Rënda, janë shtrirë në të gjitha pistat e mundshme rreth shpërthimit të tritolit të mesnatës të së enjtes në duart e dy besimtarëve myslimanë nga Baltëza e Fierit. Por, pista në të cilën është përqëndruar hetimi, është ajo për ndonjë qendër të mundshme të elementëve ekstremistë islamikë në rrethin e Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet që “bomba” me telekomandë që po krijohej nga dy besimtarët, të cilët ishin specialistë në fushën e riparimit të celularëve, ka qenë e destinuar për ndonjë akt terrorist të mundshëm në qytetin myzeqar.
Prokuroria dhe policia kanë hedhur dyshimet se objekt i aktit terrorist mund të ketë qenë ndonjë kishë në këtë qytet.
Ndërkaq, mësohet se për këtë ngjarje po heton edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, që është duke mbledhur informacione për elementë të mundshëm ekstremistësh islamikë në Fier.
Pistat
Nga verifikimet dhe hetimet paraprake dyshohet se dy besimtarët myslimanë, Pëllumb Reshlani dhe Armando Duraj, kanë qenë duke prodhuar një “bombë” të telekomanduar me celular. Por, nuk ka asnjë të dhëna që ata të jenë porositur nga dikush.
Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se po hetohet për një akt të mundshëm “terrorist” me rastin e festës së “Pashkëve” në Fier. Por, ende nuk është përjashtuar pista e hetimit se dikush mund t’i ketë porositur për të prodhuar një “bombë” të tillë kundrejt pagesës dy islamikët, pohojnë burimet. Sipas Prokurorisë, dyshohet se ata mund të kenë sajuar vetë, pa ndonjë nxitje, një shpërthim të mundshëm në kishën e qytetit të Fierit. Por ende nuk janë siguruar prova për këtë fakt, thonë burimet.
Ndërkaq, nga informacione të marra operativisht, dyshohet se në këtë rajon mund të strehohen elementë ekstremistë islamikë. Kjo, pasi disa prej tyre kanë kryer studime fetare në Lindjen e Mesme, por nuk dihen kontaktet që kanë pasur atje, thonë burimet. Tre vitet e fundit ka pasur informacione të mbledhura operativisht, por nuk është arritur të provohet që të ekzistojnë ekstremistë të tjerë, sqarojnë ato.
Ndërsa ka filluar verifikimi i gjithë lidhjeve miqësore e fetare të të rinjve, pohojnë burimet e akuzës.
Hetimi
Hetimi i prokurorisë dhe policisë mësohet të jetë përqëndruar në verifikimin e të gjitha njohjeve e lidhjeve fetare të dy besimtarëve myslimanë. Burime të akuzës thonë se nuk do të përjashtohen edhe lidhjet e tyre miqësore e shoqërore, për të konkluduar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm të tyre. Gjithashtu do të verifikohet e gjithë e kaluara e tyre dhe udhëtimet e kryera jashtë shtetit, sqarojnë burimet. Kjo me qëllim për të zbuluar nëse kanë pasur udhëtime në Lindjen e Mesme dhe lidhjet që mund të kenë pasur e krijuar aty.
Burimet thonë se hetimi do të shtrihet në një masë më të gjerë, për të verifikuar nëse mund të ketë të tjerë elementë ekstremistësh islamikë në këtë rreth.
Tjetër pikë ku është përqëndruar hetimi është takimi që ka pasur Reshlani në Tiranë dhe personat me të cilët ka kontaktuar. Kjo, pasi kanë qenë vetë familjarët e tij që i kanë pohuar policisë se 33-vjeçari posa ishte kthyer nga Tirana, ku kishte blerë celularë, të cilët do t’i shiste më pas në Fier. Burimet përfundojnë se do të verifikohet për takimet që ka pasur ai në Tiranë, me qëllim konkludimin e dhënies së ndonjë porosie të mundshme apo jo.
Disa nga arrestimet në Shqipëri të të
dyshuarve dhe akuzuarve për terrorizëm
28 QERSHOR 1998
Kapen Ahmed Ibrahim El Naggar, me pseudonimin Muhamed Fonda, 39 vjeç, dhe bashkëpunëtori i tij në fondacion, Mohamed Hasan Mahmud (alias Moget Mustafa), 36 vjeç.
24 TETOR 1998
Vritet në shtëpinë e gruas shqiptare, Selam Muhamed Omar El Said, një tjetër i dyshuar për lidhje me "Xhihadin". Gjatë aksionit plagoset njëri prej drejtuesve të RENEA-s.
15 SHKURT 1999
Arrestohet iraniani Mohamed Nexhip Jashim dhe siriani Abdyl Mahem, të cilët kishin falsifikuar nënshtetësinë për t'u futur pa vizë në Shqipëri. Nuk dihet nëse kishin lidhje me terrorizmin.
13 NENTOR 1999
Shpallet "non grata" jordanezi Abdyl Latif Saleh. Jetonte në kryeqytet, si drejtuesi i katër fondacioneve fetare dhe njëkohësisht kishte lidhje edhe me biznesin e ndërtimit në Tiranë.
Sollaku: “Vendi ynë shfrytëzohet si bazë për financimin e terrorizmit”
Në fillim të javës, në Prokurorinë e Përgjithshme ka filluar një seminar njëjavor për Luftën Kundër Krimit Financiar dhe Pastrimit të Parave, ku kanë marrë pjesë hetues shqiptarë dhe misionarë të drejtësisë amerikane në vendin tonë. Gjithashtu, prezente ka qenë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Marsi Rais. Seminari është hapur nga Kryeprokurori Sollaku, i cili ka theksuar se organizatat kriminale nuk e kanë të vështirë që të kryejnë në Shqipëri investime në dukje të bazuara në ligj. Ndërsa, Rais ka pohuar se lufta kundër terrorizmit ka nevojë për mjetet e duhura logjistike.
Sollaku
“Ndonëse Shqipëria nuk është një nga vendet që ka lidhje historike me terrorizmin, mungesa e eksperiencës, e shkallës së njohjes së tij dhe moszbatimi i plotë i kuadrit ligjor, krijojnë terren të përshtatshëm që organizata kriminale me investime në dukje të ligjshme, të shfrytëzojnë vendin tonë si bazë për financimin e terrorizmit". Kjo ka qenë deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, gjatë seminarit mbi "Luftën Kundër Krimit Financiar dhe Pastrimit të Parave", ku kanë marrë pjesë edhe ekspertë të mbrojtjes e drejtësisë amerikane. Burime zyrtare të organit qendror të akuzës, thanë se, Sollaku pohoi që në Shqipëri përveç bizneseve të ndershme e të ligjshme ka edhe nga ato biznese që operojnë nën emra anonime. Sipas Kryeprokurorit Sollaku, në vendin tonë nuk mungon kuadri ligjor, por e nevojshme është zbatimi i tyre në praktikën e përditshme.
Marsi Rais
Ndërsa, ambasadorja amerikane në Tiranë, Marsi Rais, që ishte pjesëmarrëse në këtë seminar tha se, “terrorizmi financohet nga krimi financiar i sofistikuar dhe pastrimi i parave bëhet në vende, të cilat mund të jenë larg atyre që janë objekt i terrorizmit”. Ajo theksoi se, “bazuar në këtë logjikë, është më e rëndësishme se asnjëherë tjetër, që strukturat e zbatimit të ligjit të kenë mjetet e duhura logjistike dhe normat ligjore të nevojshme për të luftuar terrorizmin”.