Gjendet municion luftarak në shkollën e Lazaratit
00/00/0000 Banorët lajmërojnë policinë
GJIROKASTËR - Predha luftarake, granatë dhe ndezës detonatorë u zbuluan në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Lazarat të Gjirokastrës. Sasia e madhe municioni luftarak, u gjet mëngjesin e djeshëm nga forcat e policisë lokale, të cilët kishin marrë një telofantë nga vendasit.
Burime zyrtare policore në këtë rreth jugor, bënë të ditur se disa predha luftarake të kalibreve të rënda, u gjetën në afërsi të oborrit të shkollës 9-vjeçare “Muhamet Gjollesha”. Bëhet fjalë për dy predha luftarake, dy ndezës detonatorë si dhe një granatë ofensive, që të gjitha në gjendje të aktivizueshme.
Një grup ekspertësh me të marrë informacionin nga disa banorë të rastësishëm, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë neutralizimin e municionit të rëndë luftarak. Policia tha se po hetohet për disa drejtime pa neglizhuar dhe një përpjekje të mundshme për atentat.
Vetëm para pesë ditësh, persona që ende mbeten të panjohur, vendosën tritol, duke shkatërruar pjesë nga investimi një milion euro për ujësjellësin e ri të Lazaratit, që sapo kishte përfunduar. Tritoli aty u vendos dy ditë para përurimit zyrtar të ujësjellësit.