E Shtunë, 31 Tetor 2026

JAB Resources, gati një uzine të re ferrokromi

 

Kompania e burimeve minerale JAB RESOURCES LIMITED është duke planifikuar zgjerimin e aktivitetit të saj mbi kromin në Shqipëri, pas marrjes së dy lejeve të reja të zbulimit të dhëna nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Drejtori Ekzekutiv i JAB Resources, Rob Murdoch sugjeroi që dy lejet e reja të eksplorimit, të cilat mbulojnë zonën e Tropojës së bashku me lejen ekzistuese për zonën e Kalimashit mund të pajisin JAB Resources me një potencial të madh burimesh kromi, çka dhe i japin mundësi kompanisë të fillojë planifikimin e realizimit të një projekti afatgjatë dhe frutdhënës në Shqipërinë Verilindore. Murdoch, shtoi se JAB filloi kërkimet për krom herët në vitin 2008 dhe pas një studimi të suksesshëm fizibiliteti, së fundmi ka aplikuar për lejen e parë minerare të shfrytëzimit të kromit, sipërfaqe e cila është brenda lejes së zbulimit 1125 në Kalimash. Pas marrjes së lejes së shfrytëzimit, JAB planifikon fillimin e ndërtimit të menjëhershëm të një kantieri modern dhe fabrikës së pasurimit, që do të jetë edhe faza e parë e projektit. Murdoch shtoi se ngritja e një uzine ferrokromi si vijim logjik i hapjes së karrierës dhe fabrikës së pasurimit do të siguronte akoma më shumë punësim dhe mundësi biznesi, çka do të përbëjë dhe fazën e dytë të projektit. JAB shtoi se ngrija e një uzine ferrokromi do t’i japë mundësinë JAB Resources të përmirësojë koncentratin e prodhuar nga fabrika e pasurimit me përmbajtje nga 40% Cr2O3 në 60% metal kromi, gjë që rrit në mënyrë të konsiderueshme vlerën në Euro valutë të vjelur nga eksporti Shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›