JCR: Fushata zgjedhore po rrënon ekonominë shqiptare
Vlerësimi për borxhin publik shqiptar mori një notë negative nga kompania JCR rating dje, si pasojë e përkeqësimit të bilancit të llogarisë korrente, njoftoi dje kompania. Vlerësimi për të gjitha llojet e borxhit publik shqiptar kaloi nga "i qëndrueshëm" në "negativ".
"Deficiti i lartë tregtar dhe deficiti i llogarisë korrente, i shoqëruar me shpenzimet e pritshme populiste në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, mund të godasë situatën makroekonomike të vendit", u shpreh vlerësuesi në një deklaratë për shtyp të firmosur nga presidenti Orhan Okmen.
JCR është një kompani e specializuar në vlerësimin e borxheve të vendeve të ndryshme me qendër në Turqi. Ajo është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të vlerësuar në mënyrë të pavarur aftësinë e vendit tonë për të shlyer borxhet e veta të brendshme dhe të jashtme. Kjo kompani ka kryer për të dytën herë vlerësimin e borxhit publik shqiptar. Herën e kaluar, vlerësimi u krye në dhjetor dhe ishte përgjithësisht pozitiv. Por në vlerësimin e dytë, perspektiva ndryshoi totalisht.
Zgjedhjet
Shumë institucione kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare të tregohet "e përgjegjshme" me shpenzimet buxhetore, duke marrë parasysh gatishmërinë e qeverisë për të rritur shpenzimet përtej asaj që është e logjikshme, në përpjekje për të fituar zgjedhjet. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi në shkurt se "shpenzimet elektorale mund të dëmtojnë stabilitetin e vendit", ndërkohë që kërkoi pak javë më parë që qeveria të heqë dorë nga rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj. Edhe Banka e Shqipërisë sugjeroi që qeveria të anulojë një pjesë të investimeve të pakontraktuara për këtë vit, si dhe paralajmëroi se rritja e mëtejshme e shpenzimeve do të rrezikojë seriozisht stabilitetin e vendit. Pavarësisht të gjitha këshillave, qeveria ka rikonfirmuar rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërsa ka refuzuar çdo diskutim mbi mundësinë e rishikimit të buxhetit të shtetit për këtë vit.
Vlerësimi
"JCR Eurasia ruajti vlerësimin BB+ për borxhet afatgjata të Republikës së Shqipërisë, si dhe vlerësimin B për borxhet afatshkurtra. Pritshmëria për të ardhmen u ndryshua nga ‘e qëndrueshme‘ në ‘negative‘ si pasojë e përkeqësimit të treguesve makroekonomikë dhe si pasojë e krizës financiare botërore", u shpreh vlerësuesi.
Vlerësimi BB+ jepet për borxhe që përmbajnë normë rreziku të lartë dhe interesa të larta. Vlerësimi B tregon se situata ekonomike ndryshon shpejt në përmasa të konsiderueshme. Me B vlerësohen kredimarrësit që kanë kapacitete shumë të pakta për të shlyer detyrimet e veta dhe që mund të preken nga ndryshime ekonomike dhe financiare afatshkurtra.
Negativisht u vlerësua veçanërisht borxhi afatgjatë në valutë, edhe pse Shqipëria ka një nivel relativisht të ulët të borxhit të jashtëm, ndërsa shumica dërrmuese e borxhit ka interesa shumë të ulëta.
Qeveria shqiptare pagoi vlerësimin e parë të cilësisë së borxhit publik në vitin 2007, kur Moody‘s u ngarkua me analizën. JCR u zgjodh si një vlerësues alternativ vitin e kaluar. Vlerësuesit e pavarur të cilësisë së borxheve përdoren nga subjekte të ndryshme për t‘u informuar mbi rrezikun që marrin përsipër kur investojnë në borxhin e një vendi.
Pasojat
Kredidhënësit e brendshëm dhe të huaj, tani duhet të marrin parasysh faktin se qeveria shqiptare mund të humbasë aftësinë për të shlyer detyrimet e veta. Një vlerësim i tillë zakonisht shoqërohet me interesa më të larta për kreditë e ofruara. Si për borxhin e brendshëm, ashtu edhe për borxhin e jashtëm, interesat janë rritur. Borxhi i brendshëm që emetohet në formën e bonove të thesarit, u shtrenjtua me rreth 100 pikë bazë brenda pak muajsh. Shqipëria nuk ka marrë borxh të jashtëm gjatë kësaj periudhe, por oferta për një borxh të tillë u shoqërua me katërfishim të interesit të ofruar.
BSH: Një pjesë e inflacionit prodhohet nga taksat
Banka e Shqipërisë dha një sinjal të rëndësishëm pak muaj më parë mbi treguesin e inflacionit, duke paralajmëruar se "nuk mund të ndërhyjë në rastet kur çmimet rriten si pasojë e politikës fiskale". Paralajmërimi u dha në muajin dhjetor, në një kohë kur Ministria e Financave po përgatitej të rriste për të disatën herë brenda pak vitesh akcizën mbi naftën, gjë që ndikon në koston dhe çmimet e pjesës dërrmuese të mallrave.
"Inflacioni është shpesh subjekt i veprimit të faktorëve të ofertës ose të rritjeve të rregulluara apo të administruara të çmimeve, duke bërë që luhatja e çmimeve të konsumit mund të mos jetë gjithnjë rrjedhojë e kushteve monetare dhe subjekti i veprimit të politikës monetare", - tha Banka e Shqipërisë në dokumentin e programit afatmesëm të politikës monetare.
"Të tilla janë ndryshimet në masa administrative që do të
jepnin një efekt të konsiderueshëm te çmimet, sikurse janë
ndryshime në strukturën e taksave apo në segmente të çmimeve
të administruara", vijon më tej Banka e Shqipërisë.
Shqiptarët nuk po përfitojnë çmime më të ulëta të shkaktuara nga kriza globale, për shkak të "ndërhyrjeve administrative" me anë të mekanizmave fiskalë, gjë që sipas ekspertëve, jo vetëm që shkakton inflacion, por edhe pengon rigjallërimin e ekonomisë në kohë krize.
Gjatë katër viteve të fundit, një pafundësi taksash mbi konsumin janë shtuar, ndërkohë që ndërhyrjet indirekte në treg përmes "çmimeve referuese" po pengojnë lehtësimin e kostove të mallrave të ndryshme për biznesin dhe konsumatorin. Në muajin mars p.sh. ndryshe nga sa ndodhi në të gjithë botën, në Shqipëri pati një nivel inflacioni të konsiderueshëm, të shkaktuar nga rritja e akcizës së naftës me më shumë se 12 lekë për litër. Një inflacion i tillë fiskal, pritet të shtrijë efektet në të gjitha mallrat dhe shërbimet e tjera në muajt në vijim.